Incenerimi në Shqipëri

                                

S.W.A.N (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), një projekti i financuar nga Bashkimi Europian dhe 4 vendeve pjesëmarrëse, Shqipërisë, Qipros, Greqisë dhe Bullgarisë, i cili vjen si bashkëpunim i Programit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Interreg V Ballkan-Mediterrean 2014-2020, për    përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në rajon.

Vitet e fundit janë dhënë disa koncensione për ndërtimin e disa Inceneratorëve, si ai i Elbasanit që ka përfunduar, i Fierit dhe i Tiranës. Ndërtimi  i tyre është në kundërshtim të hapur me politikat dhe direktivat e dhëna nga Bashkimi Europian. BE po përgatitet që të kalojë nga ekonomia lineare në atë qarkulluese për ti dhënë vlerë të shtuar materialeve që dalin nga ripërdorimi, riciklimi i mbetjeve dhe duke i përdorur sërish si lëndë të parë për produkte të tjera në këtë mënyrë ul shfrytëzimin e lëndëve të para të nxjerra nga burimet natyrore. Incenerimi e minon tërësisht mundësinë e riciklimit dhe drejtimit drejt ekonomisë qarkulluese, për të mos përmendur që kanë kosto shumë të madhe finaciare dhe mjedisore për shkak të teknologjisë së dobët dhe mungesës së burime njerëzore të specializuar për ti menaxhuar këto impiante.

Kjo qasje në këto investime nuk është bërë bazuar në studime të mirëfillta fizibiliteti duke eleminuar cdo alternative tjetër të trajtimit të mbetjeve gjë e cila nuk siguron qëndrueshmëri në menaxhimin e tyre.
Qasja drejt incenerimit fokusohet tek hallka e katërt e hierarkisë së mbetjeve,  duke kapërcyer parandalimin, ripërdorimin dhe riciklimin.  Duke marrë parasysh kapacitetet e mëdha të këtyre impianteve psh, inceneratori i Tiranës që pritet të jetë 920ton/ditë, ku sipas disa studimeve qarku i Tiranës gjeneron afërsisht 830 ton/ditë, i bie që e gjithë sasia e gjeneruar të shkojë për incenerim dhe të gjitha hallkat e tjera (psh, riciklimi) të jenë inegzistente.

Kjo në kundërshtim të plotë me Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta dhe Direktives së KE për menaxhimin e mbetjeve. Për më tepër kjo shoqërohet me një barrë të rëndë financiare për taksapaguesit shqiptarë pasi kjo mënyrë e trajtimit të mbetjeve kushton thuajse dyfishin e faturës, për të mos përmendur kostot e mëdha që nevojiten për mirëmbajtjen e tyre.

 

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian     

dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com