Midis riciklimit dhe incenerimit, ke duhet të zgjedhim?

                 

Projekti SWAN, i financuar me fondet e Bashkimit Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të Shqiperisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Qipros, synon ti bashkangjitet iniciativave ekzistuese ricikluese, duke krijuar një platformë dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme.

Aktualisht, ekonomia europiane humbet një sasi të konsiderueshme të materialeve potenciale të lëndës së dytë, të cilat gjenden në rrymat e mbetjeve. Në 2013, gjenerimi total i mbetjeve në EU, ishte rreth 2.5 miliard ton, nga të cilat 1.6 miliard ton, ishin rrjedha të cilat mund të ishin ri-përdorur apo ricikluar. Me specifikisht, vetëm një pjesë e kufizuar (43%) e mbetjeve bashkiake të gjeneruara brenda Unionit u ricikluan, si dhe me të tjerat (31%) që u groposën apo u dogjën (26%) (Eurostat, 2015). Për këtë qëllim, Komisioni propozoi që: a) deri në 2025, të ndalojë groposjen e plastikës, metalit, qelqit, letrës dhe kartonave të riciklueshëm; b) deri në 2030, të rrisë normat e riciklimit për mbetjet nga paketimi, deri në masën 80%; c) të rrisë ri-përdorimin/riciklimin e mbetjeve bashkiake, me të pakten 70%; dhe d) të eleminojë groposjen deri në 2030. Në këtë mënyrë, kthimi i mbetjeve në burime, është një pjesë esenciale e rritjes së eficencës së burimeve dhe mbylljes së qarkut, në një ekonomi qarkulluese (COM 2014/398/EC). Sic duket edhe më lart nga të gjitha të dhënat e BE si dhe objektivat që ka vendosur Këshilli i Europës bazuar dhe në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve të Shqipërisë del e qartë se prioritet i madh është qasja drejt riciklimit të mbetjeve. Incenerimi shihet si një ndër opsionet më pak të preferuara ose më saktë ndodhet e fundit në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, pasi sjell shumë humbje nga materialet që mund të ripërdoren, riciklohen dhe nxit përdorimin e më shumë lëndëve të para e cila është me pasoja për mjedisin.

 

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian     

dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com