Ndotja e mjedisit nga mbetjet e ngurta

                                

Në kuadër të Programit Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Interreg V Ballkan-Mediterrean 2014-2020 po zbatohet

një projekt mbi menaxhimin e mbetjeve, S.W.A.N (Platforma dixhitale për ripërdorimn e mbetjeve të ngurta për Ballkanin) i shtrirë në 4 vende të rajonit, Shqipëri, Greqi, Bullgari, Qipro dhe synon të përmirësojë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në rajon, pasi ky problem është kthyer në një gangrenë e përhershme për ballkanin.

Ndotja nga mbetjet e ngurta në Shqipëri vazhdon të mbetet një shqetësim i madh, sisteme për transportimin, grumbullimin dhe menaxhimin e tyre si duhet ka vetëm në qytetet kryesore ndërsa në zonat rurale nuk egzistojnë.

Pjesa më  e madhe e mbetjeve në zonat rurale depozitohen nëpër lumenj e përrenj, në anë të rrugëve ose nëpër vende të pa autorizuara dhe pa asnjë kusht higjienik duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe ndotur në mënyrë të pakthyeshme tokën dhe mjedisin përreth. Shpesh herë këto mbetje digjen në këto ambiente të hapura nga persona të papërgjegjshëm duke ndotur edhe ajrin me toksinat vdekjeprurëse që ato clirojnë gjatë diegies.

Gjithashtu këto vendgrumbullime të pakontrolluara kthehen në burim sëmundjesh pasi shumë kafshë, insekte dhe brejtës të ndryshëm shkojnë për të gjetur ushqim aty. Këto mbetje kur bien në kontakt me rrjetin ujor, përhapen me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha dhe bëhen rrezik i madh sidomos për faunën ujore që është në kontakt direkt me të.

Një rrezik tjetër që është evident si pasojë e keq menaxhimit dhe mungesës gjurmimit të zinxhirit të mbetjeve është edhe përzierja shpesh e mbetjeve të rrezikshme me mbetjet e tjera të ngurta duke u kthyer në një kërcënim serioz për mjedisin dhe popullatën.

Pjesa më e madhe e grumbullimit të mbetjeve kryhet nga sektori privat gjithashtu edhe impiantet e riciklimit janë në pronësi të sektorit privat, ata marrin edhe mbetjet që mblidhen nga mijëra banorë kryesisht të komunitetit romë, të cilët nxjerrin jetesën e tyre me këtë punë, pa asnjë kusht higjienik dhe mjete mbrojtëse.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian

dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                                          www.swan-interreg.com