Njohja me Ekonominë Qarkulluese

                                

Njohja me Ekonominë Qarkulluese

Projekti SWAN ( Platforma Dixhitale për Ripërdorimin e Mbetjeve në Ballkan ), projekt strategjik ku përshihen 4 shtete të rajonit, Greqi, Qipro, Bullgari dhe Shqipëria, synon të përmirësojë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve dhe ti japë vlerë të shtuar përdorimit të tyre si material (lëndë e parë) për prodhimin e produketeve të reja dhe ndihmon në reduktimin e përdorimit të burimeve natyrore fillestare.

Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve të Shqipërisë që ka hyrë në fuqi në vitin 2015, e cila përcakton qëllimin për të pakësuar mbetjet deri më 55% deri në 2020. Ku si pjesë e strategjisë për arritjen e një qëllimi të tillë, vendi ka prioritet promovimin e 3R-ve (Reduktim, Ripërdorim, Riciklim) të mbetjeve të ngurta.

Përgatitjen për kalimin nga modeli i ekonomisë lineare aktuale merr-prodho-konsumo-elemino, bazuar në supozimin se burimet janë të bollshme, të pafundme dhe të lira për tu shfrytëzuar drejt ekonomisë qarkulluese   ku mbetjet synohet të futen në riqarkullim në mënyrë të vazhdueshme dhe eficente.

Në anën tjetër, bashkitë janë mandatuar për të ofruar dhe menaxhuar shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta për qytetarët e tyre. Kjo do të thotë që plani i menaxhimit të mbetjeve të ngurta bashkiake duhet të përfshijë planin e tyre të promovimit të 3R-ve, e cila është vetëm një hallkë e ekonomisë qarkulluese,

pasi ajo ka një fushë veprimi më të gjërë. Në ekonominë qarkulluese për produktet bëhet kujdes që në fazën fillestare të dizenjimit, që të bëhen më rezistentë, të thjeshtë për riparim, të përdoret material i biodegradueshëm, të reduktohet përdorimi i lëndës së parë, rimanifakturohet, riciklohet, nxiten politikat e përdorimit të produktit dhe jo domosdoshmërisht blerja e tij dhe të tjera incentiva dhe strategji të ekonomisë globale qarkulluese.

Ekonomia qarkulluese përfaqëson një mënyrë dukshëm të ndryshme të ushtrimit të biznesit, duke zëvendësuar praktikat e zakonshme si vjetërimi i planifikuar i produkteve, me qasje të reja në gjenerimin e fitimeve.

Ky model i detyron kompanitë që të rishikojnë cdo hap nga mënyra se si ata i projektojnë dhe dizenjojnë produktet, deri në qasjet e reja në marrëdhëniet e tyre me klientët. Nga ana e tyre, konsumatorët do të duhet të përshtasin sjelljet dhe zakonet e tyre dhe të ndryshojnë mënyrat tradicionale se si e shohin dhe mendojnë për vlerën e pronësisë dhe mënyrat e përdorimit e produktit.

 Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian     

dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com