Qëndrueshmëria e projektit ndër-rajonal S.W.A.N

                 

S.W.A.N projekti ndër-rajonal i ndërmarrë me bashkëpunimin e 4 shteteve, Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, dhe Qipros, financuar nga BE dhe fondet kombëtare të 4 shteteve pjesëmarrëse, synon ngritjen e një platfome të përbashkët dixhitale IT ( nga një për secilin vend) të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta.

Përfituesit e projektit do të jenë në gjendje të identifikojnë së bashku mundësitë (duke përdorur platformat dhe bazat e të dhënave) dhe të zhvillojnë modele të reja për shfrytëzimin e zinxhirëve të vlerave të ripërdorimit të mbetjeve transnacionale, nëpërmjet raporteve kombëtare të modelit të biznesit dhe modeleve të biznesit ndërkombëtar.
Pas një bashkëpunimi me partnerët, në Shtator 2018 është zhvilluar kontributi i parë i projektit SWAN, që ka të bëjë me Zhvillimin e një Platforme Dixhitale të Mbetjeve të Ngurta \ Platforma e Ripërdorimit. Është pregatitur nga O.T.S. ka filluar në Qershor 2018 dhe është dorëzuar në Shtator 2018 nga partneri i projektit Universiteti i Egjeut / Greqi.Ekosistemi Industrial SWAN do të mbetet i lirë dhe aktiv pas përfundimit të projektit dhe do të ndihmojë në ruajtjen e lidhjeve të ekosistemeve, do të kontribuojë në zgjerimin e saj në të gjitha vendet e Ballkanit duke përfshirë aktorë të tjerë (institutet kërkimore, ndërmarrjet, OJQ-të, SME-të).

Nëpërmjet këtij kontributi kërkohet të arrihet qëllimi i krijimit të Ekosistemit Dixhital SWAN, nëpërmjet zhvillimit të platformës SWAN dhe gradualisht integrimit të hartës së mbetjeve të ngurta dhe algoritmeve të përputhjes zhytje-burim (sink & source). Ky kontribut do të shërbejë si një mjet, që do të hedhë themelet e zhvillimit të prototipit që do të vijojë në fazat e mëvonshme të projektit.

Mjeti udhëzues përfshin edhe kuadrin menaxhues që përdoret aktualisht në Europë, disa modele dhe algoritma ekzistuese, një sërë udhëzimesh  rreth implementimit si dhe pyetësorin që do të ndihmojë në popullimin e bazës së të dhënave që do të ndërtohet nga projekti. Kontributi i shoqatës ILIRIA, do të jetë në popullimin e platformës nëpërmjet pyetësorëve drejtuar autoriteteve lokale në Shqipëri.

 

 

 

 

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian 

   dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com