Hiearkia e menaxhimit të mbetjeve në vendet e BE-së

                 

Projekti SWAN, i financuar nga BE dhe Fondet e 4 Shteteve
pjesëmarrëse të Ballkanit dhe Mesdheut si bashkëpunim në
kuadër të programit Interreg V Balkan-Mediterranean 2014-2020
ka si synim krijimin e një platforme teknologjike dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta në Ballkan.
Gjatë aplikimit të hierarkisë së mbetjeve sipas direktivës
2008/98/EC të Parlamentit Europian mbi Strategjinë e
Menaxhimit të Mbetjeve, këshilli konfirmon se parandalimi i
gjenerimit të mbetjeve duhet të jetë prioriteti kryesor i menaxhimit.

Më pas përgatitja për ripërdorim dhe riciklimin e materialeve të cilat janë mundësitë më të favorshme për mjedisin ekologjik dhe si hallka të fundit janë metodat e rikuperimit të energjisë, rikuperime të tjera dhe eleminimi. Pra objektivi i parë i politikës së mbetjeve duhet të jetë për të minimizuar efektet negative të gjenerimit, uljen e përdorimit të burimeve dhe favorizojë  aplikimin praktik të Hierarkisë Mbetjeve, me qëllim ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit në tërësi.    Shtetet anëtare të BE-së gjatë zbatimit të hierarkisë së mbetjeve duhet të marrin masat për të inkurajuar ato mundësi që japin rezultatet më mira në favor të mjedisit. Kjo kërkon ndarjen specifike të rrymave të mbetjeve që në burim dhe analizimin e plotë të gjithë ciklit të jetëgjatësisë së mbetjeve. Në gjithë këtë proces duhet të mbajnë në konsideratë parimet e përgjithshme të mbrojtjes së mjedisit, të parandalimit, qëndrueshmërisë, fizibilitetit, mbrojtjes së burimeve, mbrojtjes së shëndetit dhe impakteve social-ekonomike.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian 

     dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com